Incident zjarri në Prishtinë, banesë e prekur në katin e gjashtë

Një incident i zjarrit ka ndodhur sot në Prishtinë, në afërsi të shkollës “Meto Bajraktari”.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Samed Shkodra.

Zjarri ka shpërthyer në kuzhinë e banesës në katin e gjashtë.


- Advertisement -

Ekipi i zjarrfikësve ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kontrolluar situatën.

Nuk ka të lënduar në këtë incident dhe banorët janë të sigurt pasi zjarri është fikur dhe situata është nën kontroll.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *