Ramush Haradinaj shpreh pikëllim për ndarjen nga jeta të sekretarit të AAK-së në Deçan

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar për ndarjen nga jeta të sekretarit të përgjithshëm të partisë dega në Deçan, Rifat Stojkaj.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Stojkaj ishte pjesë e rëndësishme e Aleancës. “Gjithmonë i gatshëm për punë, korrekt e i afërt me njerëzit.

Do ta kujtojmë për urtësinë, besnikërinë dhe kontributin që dha ndër vite.


- Advertisement -

Në këto momente të vështira, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Stojkaj, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve tanë.

U prehtë në paqe!”, ka shkruar ai.


- Advertisement -