Korab Blakaj publikon librin e tij të parë për sfidat e kombit shqiptar

Korab Blakaj ka publikuar librin e tij të parë “Shqiptari përballë rrënimit”, që sjell një analizë thellësuese mbi realitetin shoqëror dhe sfidat që e presin kombin shqiptar.

Në një intervistë për emisionin “Ora Shtatë”, Blakaj theksoi se është koha që të marrim seriozisht detyrën tonë historike për rilindjen kombëtare.

Ai shprehet se duke shfaqur rreziqet gjeopolitike, kombi shqiptar po përjeton një fazë kritike të rrënimit.


- Advertisement -

Blakaj bën thirrje për një bashkim të shqiptarëve për të ndërtuar një shtet të përbashkët shqiptar, duke e vlerësuar si mision kryesor të çdo veprimi të tyre.


- Advertisement -