Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë sot një takim të përbashkët me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor.
Pritet që diskutimi të fokusohet në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe vendeve të rajonit, si dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Diplomatët paralajmërojnë se situata e brendshme në Kosovë dhe Serbi mund të vështirësojë realizimin e dialogut.
Në Serbi vazhdojnë protestat pas tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sad, ndërsa në Kosovë kriza institucionale ndikon në procesin e dialogut.
Zgjedhjet e reja në Kosovë janë caktuar për 7 qershor.





