Një ndryshim i papritur ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale, ku në fokus janë Xheneta Fetahu dhe Loredana Brati.
Dyshja, e cila vetëm pak kohë më parë është parë në një marrëdhënie të afërt shoqërore dhe madje edhe në momente festimesh së bashku, tani nuk figuron më e lidhur në Instagram, pasi kanë hequr ndjekjen reciproke.
Ky veprim ka ngritur menjëherë pikëpyetje te fansat, duke sjellë dyshime për një ftohje të mundshme mes tyre, sidomos duke marrë parasysh se raporti i tyre dukej i qëndrueshëm deri së fundmi.
Ndërkohë, emri i Loredana Brati është përmendur edhe në rrjet për shkak të disa spekulimeve të fundit, të cilat ajo i ka sqaruar publikisht, duke theksuar se nuk ka asgjë më shumë përtej një raporti shoqëror me Gjesti dhe duke hedhur poshtë aludimet që qarkulluan në rrjet.
