Elijona e uron Klodin me fjalë të ngrohta në ditëlindjen e tij

Eks-banorja e Big Brother Kosova, Elijona, ka zgjedhur fjalë të ngrohta dhe plot humor për ta uruar Klodi me rastin e ditëlindjes së tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo e quajti atë ‘Drama’, duke bërë shaka me energjinë dhe karakterin e tij, ndërsa i uroi një vit të mbushur me lumturi, sukses dhe më pak stres.

Elijona theksoi se, pavarësisht gjithë situatave dhe ‘dramave’, Klodi vazhdon të mbetet i qetë dhe pozitiv, duke e përshkruar si një ‘starboy’ me shpirt të ëmbël.


- Advertisement -

Në fotografinë e publikuar, dyshja shfaqen të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit në një ambient natyror, ndërsa sipas postimit, festimi duket se është zhvilluar në Turqi.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *