Lutfi Haziri: LDK konfirmon politikat zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të partisë pritet të konfirmohen politikat zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit dhe rikandidimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për kryeministër.

Ai tha se Këshilli i Përgjithshëm është autoriteti përgjegjës për përcaktimin e politikave zgjedhore dhe listës së kandidatëve për deputetë. ‘Kryetari i LDK-së sot nominohet për kryeministër, natyrisht dhe vendoset politika e nominimit edhe e listës zgjedhore për 110 burra e gra që kanë me qenë pjesë e garës së përbashkët.’ Haziri theksoi se LDK i fton të gjithë rugovistët, besimtarët në Republikën e Kosovës t’i bashkohen kësaj liste për ndryshimin e madh. ‘LDK i ka hapur dyert, LDK i ka hapur mundësitë.’ I pyetur për rikthimin e Agim Veliu në LDK, Haziri tha se ai dhe figura të tjera që kanë kontribuar në parti dhe shtet duhet të jenë pjesë e organizimit politik të partisë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *