Posta e Kosovës sot ka nxjerrë në qarkullim emisionin e ri të pullave me temën “Evropa”, i titulluar “70-vjetori i pullës Evropa”.
Ky emision shënon një përvjetor të rëndësishëm në historinë e bashkëpunimit filatelik evropian.
E paraqitur për herë të parë në vitin 1956 nga gjashtë shtete evropiane, pulla EUROPA ka bërë simbol të unitetit, paqes dhe bashkëpunimit mes vendeve të kontinentit.
Për shtatë dekada, këto pulla kanë shfaqur vlerat e përbashkëta evropiane, duke bashkuar kulturën, historinë dhe identitetin e vendeve pjesëmarrëse nëpërmjet artit filatelik.
Tema e vitit 2026 i kushtohet këtij përvjetori, duke theksuar rrugëtimin 70-vjeçar dhe rolin e pullave EUROPA në afrimin e njerëzve dhe vendeve përmes komunikimit.
Emisioni përfshin dy pulla postare, një bllok filatelik dhe Zarfin e Ditës së Parë dhe do të jetë në qarkullim deri në konsumimin e plotë.





