Në Suharekë, dega e LDK-së ka bërë publike emrat e tre kandidatëve të partisë për listën zgjedhore të Kuvendit të Kosovës për datën 7 qershor.
Kandidatët e propozuar janë Nexhat Ramadani, Selman Kolgeci dhe Blerim Kuqi, dhe ky vendim u mor pas konsultimeve të gjera me strukturat e partisë.
Në një postim në Facebook, LDK-ja e Suharekës shkroi: “Të bashkuar dhe të vendosur për një rrugëtim të ri plot shpresë”.





