Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka organizuar një sërë aktivitetesh me rastin e Ditës së Evropës.
Aktivitetet fillon nga ora 12:00 me hapjen e ekspozitës ‘Me art festojmë Evropën’ në Europe House në Prishtinë.
Nga ora 13:00, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ do të zhvillohen disa aktivitete njëkohësisht, përfshirë performancën e Orkestrës së Fëmijëve dhe të Rinjve ‘Amadeus’, Këndin e BE-së për fëmijë si dhe panairin ‘Team Europe’.
Në ora 13:10 do të mbahen fjalët hyrëse, ndërsa 20 minuta më vonë do të nis koncerti i fëmijëve nga ‘Kori Okarina’.
Aktivitetet do të kulmojnë në mbrëmje me koncertin për Ditën e Evropës që fillon nga ora 20:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, ku do të performojnë këngëtaret Edona Reshitaj, Jehona Sopi dhe Vesa Luma.





