Përfaqësuesit e shtatë nëndegëve të PDK-së nga Përdrinia kanë drejtuar një kërkesë zyrtare kryetarit të partisë, Bedri Hamza, duke kërkuar rikthimin e Fatmir Limajt në gjirin e PDK-së.
Ata vlerësojnë se rikthimi i Limajt do të kontribuonte në forcimin e partisë, unitetin politik dhe rritjen e besimit të elektoratit.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur Limaj ka dërguar një letër në adresë të Hamzës, duke kërkuar që subjekti i tij të jetë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.





