Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka konfirmuar se po heton një informacion për një kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nga organizata e shpallur terroriste Brigada e Veriut.
Hetimet janë koordinuar me Prokurorinë Speciale dhe Drejtorinë për Krime Kibernetike.
Kanosja është identifikuar nga llogaria Severna Brigada në Serbi.
Policia ka identifikuar IP-adresën dhe të dhënat personale të përdorura.
Hetimet vazhdojnë për të gjetur autorët.





