Në spektaklin e së premtes të ‘Ferma VIP 3’, prezantuesja Arbana Osmani e nisi mbrëmjen me një deklaratë publike, duke theksuar rëndësinë e respektit ndaj konkurrenteve.
Arbana kërkoi që publiku të jetë më i kujdesshëm me gjuhën e përdorur online, duke vënë theksin te gjuha e urrejtjes, sidomos kur ajo drejtohet ndaj konkurrenteve vajza. ‘Do t’ju lutesha të keni kujdes me gjuhën e urrejtjes ndaj të gjithë konkurrentëve në ‘Ferma VIP’, në mënyrë të veçantë ndaj vajzave të ‘Ferma VIP’, të cilat janë në një eksperiment social të vështirë’, tha ajo.
Osmani gjithashtu theksoi se askush nuk është i pamundur dhe se të gjithë mund të gabojnë, duke bërë thirrje për ruajtjen e etikës dhe respektin ndaj të tjerëve. ‘Ju lutem, krejt ju që jeni prapa tastierave, të keni kujdes, sepse janë vajza nënash, janë fëmijë baballarësh.
Keni kujdes në mënyrën si shpreheni’, përfundoi Osmani.
