Gjykata refuzon kërkesën për paraburgim të të pandehurve për korrupsion në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë Speciale së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë të pandehurve të dyshuar për vepra penale të korrupsionit.

Të dyshuarit N.K., N.R., Sh.S., H.M., H.M., V.G. dhe A.P. po hetohen për marrje ryshfeti, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, dhënie ryshfeti, si dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale të dhënies së ryshfetit.

Vendimi i gjyqtarit ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për një muaj për secilin të pandehur.


- Advertisement -

Të pandehurit nuk lejohen të largohen nga vendbanimet e tyre, përveç rasteve të lejuara nga gjykata, me mundësinë e paraburgimit në rast shkeljeje të masës.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *