Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre policëve A.I., A.Sh. dhe B.B., të dyshuar për disa vepra penale.
Të dyshuarit, sipas njoftimit akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe marrje të deklaratave me anë të shtrëngimit.
Pas shqyrtimit të kërkesës dhe dëgjimit të palëve, gjyqtari i procedurës paraprake ka refuzuar kërkesën për paraburgim si të pabazuar dhe ka vendosur masa alternative sigurie.
Gjykata ka theksuar po ashtu se shkelja e kësaj mase mund të sjellë zëvendësimin e saj me paraburgim.
U kapën nën dyshimin për veprimtari kriminale, tre policët dalin sot para gjykatës në Prishtinë.
