Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim për mashtruesit që morën 12 mijë euro

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ushtruar kërkesë në Gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit V.N., i ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale “Mashtrimi ”.

Kjo dosje ndërlidhet me rastin paraprak të datës 29 prill, ku fillimisht ishin ndaluar dy (2) persona të dyshuar: A.L., dhe R.J, ndërsa V.N., kishte arritur që të arratisej.

Sipas Prokurorisë, “për të njëjtin, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 17 Prill 2026, rreth orës 19:00, në Ferizaj, rruga, “Cen Dugolli”, i pandehuri me dashje dhe në bashkëveprim së bashku edhe me të pandehurit A.L., dhe R.J., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke përdor emra të rreme, i vënë në lajthim të dëmtuarit E.F., A.F., Rr.K., duke u paraqitur se posedojnë kriptovaluta të llojit USDT, dhe se do t’ua transferonin përmes portofolit digjital “wallet”.


- Advertisement -

Seanca dëgjimorë për caktimin e masës së sigurisë do të mbahet brenda afatit ligjor.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *