Shkarkohet drejtori i Policisë së Durrësit për performancë të dobët

Pas pezullimit dy ditë më parë, Hita shkarkon drejtorin e Policisë së Durrësit, Afrim Tafën, për performancë të dobët, sipas burimeve A2CNN.

Tafa u pezullua pas aksidentit tragjik në Durrës.

Në kuadër të masave pas aksidentit, Policia e Shtetit njoftoi rikthimin e patrullave në terren për të kryer ndalime të shoferëve shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor, pas urdhërit të Hita për heqjen e patrullave në rrugët interurbane më 10 prill.


- Advertisement -

Afrim Tafa drejtoi Policinë e Durrësit për rreth 3 muaj e gjysmë, emëruar nga ish-kryepolici, Ilir Proda.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *