Prokuroria në Prishtinë sekuestron nëntë automjete për mashtrim kompjuterik

Në një operacion të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë sekuestruar nëntë automjete të dyshuara se janë përfituar përmes mashtrimit kompjuterik.

Automjetet e sekuestruara përfshijnë vetura të markave të ndryshme si Seat Leon, Volkswagen Polo, Golf 8, Audi A6, Volkswagen Jetta dhe Peugeot 2008 Allure.

Prokuroria ka lëshuar urdhër për ndalim të përkohshëm të kësaj pasurie për sigurimin e saj gjatë procedurës penale.


- Advertisement -

Pas hetimeve intensive, është identifikuar dhe sekuestruar pasuria e dyshuar se është përfituar në mënyrë kriminale, me vlerë rreth 100.000 euro.

Bankat komerciale në Kosovë janë informuar për këtë urdhër ndalues.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *