Peter Rüedi, kritiku i njohur i muzikës xhaz në Zvicër, ka lënë një kritikë të favorshme për albumin më të ri të këngëtares shqiptare të xhazit, Elina Duni.
Albumi ‘Reaching for the Moon’, i bashkëpunimit me muzikantin britanik Rob Luft, ka frymëzuar vlerësime pozitive për talentin dhe pasionin e Dunit në muzikë.
Rüedi vlerëson interpretimin e baladës së Ornette Coleman dhe atmosferën e melankolisë që karakterizon këtë album të veçantë.





