Angelina Jolie ka siguruar një fitore në betejën ligjore me ish-bashkëshortin Brad Pitt, duke fituar të drejtën për të mos dorëzuar mesazhet private që i kërkoi ekipi i tij ligjor për kantinën e tyre të dikurshme, Chateau Miraval.
Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë në Los Angeles hodhi poshtë kërkesën e avokatëve të Pitt, duke konfirmuar se mesazhet e Jolie janë të mbrojtura nga sekreti avokat-klient.
Megjithatë, nëse dalin prova të reja, çështja mund të rihapet.
Gjyqtarja refuzoi edhe kërkesën për sanksione financiare ndaj Pittit, duke argumentuar se qëndrimi i tij ishte i arsyeshëm.
Beteja për Chateau Miraval nisi në vitin 2022, kur Pitt e paditi Jolie për shkeljen e marrëveshjes së shitjes së pjesës së saj te kompania Tenute del Mondo.
