Javier Bardem flet për mbështetjen ndaj popullit palestinez: Pse zgjodha të flasë publikisht?

Aktori spanjoll, Javier Bardem, ka folur në një intervistë të re për arsyen pse ka zgjedhur të shprehë publikisht mbështetjen për popullin palestinez, ndryshe nga shumë figura të njohura që, sipas tij, kanë preferuar heshtjen për atë që ai e quan gjenocid në Gaza.

Ai thotë se qëndrimi i tij mund t’i ketë rrezikuar angazhimet profesionale, por nuk e sheh këtë si arsye për të heshtur.

I pyetur nga Variety se çfarë e motivon të flasë, Bardem u shpreh se pyetja e vërtetë është pse dikush nuk do ta bënte një gjë të tillë, duke shtuar se ka “mikrofonë” dhe mundësi që zëri i tij të dëgjohet dhe se ka të drejtë të dënojë atë që mendon se është e gabuar.


- Advertisement -

Bardem theksoi se, megjithëse kritikon përgjigjen e Izraelit pas 7 tetorit, ai i cilëson sulmet e asaj dite nga Hamasi si krim të tmerrshëm.

Sa i përket vetes, Bardem tha se ka dëgjuar komente të tipit: “Donin të të ftonin për atë projekt, por s’u bë” ose “Një brend donte të të përfshinte në një fushatë, por nuk mundet”.

Megjithatë, u shpreh se kjo nuk e shqetëson, pasi jeton në Spanjë dhe se studiot amerikane nuk janë e vetmja mundësi.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *