Në përvjetorin e lindjes së kryeheroit Gjergj Kastriot Skënderbeu në qendër të Prishtinës është hapur një ekspozitë.
Ekspozita tematike titullohet ‘Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në artin kombëtar’.
Në këtë përvjetor në qendër të kryeqytetit ku ndodhet edhe shtatorja e heroit kombëtar janë bërë edhe homazhe e nderime.
Me rastin e 621-vjetorit të lindjes së heroit është organizuar edhe simpozium shkencor për figurën e tij.





