Aksioni i policisë në Ferizaj: Sekuestruar mallra ilegale me vlerë 16,500 euro

Policia e Kosovës ka kryer një operacion të suksesshëm kundër kontrabandës në Ferizaj, ku është zbuluar një depo e përdorur për mallra të futura ilegalisht në Kosovë.

Autoritetet kanë sekuestruar 800.4 kg duhan, 94 kg mjaltë, 30.4 kg ambalazh plastik, 178 kg ambalazh letre, një makinë për përpunimin e duhanit, një makinë për përpunimin e ambalazhit dhe një spërkatëse uji.

Vlera e mallrave është 16,500 euro, ndërsa dëmi i shkaktuar prej evazionit doganor arrin 34,000 euro.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *