Organizata e Kombeve të Bashkuara ka reaguar lidhur me raportimet për diskriminimin e shqiptarëve në Serbi.
Gazetari shqiptar që jeton në Zvicër, Nefail Maliqi, tha për emisionin ‘Ora Shtatë’ se në Komitetin e OKB-së u rikonfirmuan shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për diskriminimin ndaj tyre, transmeton Klankosova.tv.





