Protestë e heshtur për sigurinë: Banorët e Durrësit homazh në mënyrë simbolike

Një grup të afërmish dhe banorë të zonës ku ndodhi aksidenti tragjik, janë mbledhur mbrëmjen e sotme përpara Bashkisë në një protestë të heshtur.

Pjesëmarrësit, kryesisht të rinj të veshur me të zeza, kanë ndezur qirinj në shkallët e institucionit në shenjë homazhi për jetët e humbura.

Tubimi u zhvillua pa deklarata, duke përdorur heshtjen si formë revolte edhe ndaj pushtetit vendor për mungesën e sigurisë në zonat e banuara.


- Advertisement -

Për disa minuta u bllokua edhe qarkullimi në rrugën në qendër të qytetit.

Kjo protestë e heshtur pason një tjetër akt simbolik të kryer gjatë paradites, ku pranë Drejtorisë së Policisë Durrës u vendos një kurorë me lule me mesazhin “Merrni masa”./TCh


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *