Dizajnerja humb një vath me diamant gjatë Met Gala-s në New York

Aurora James humbi një vath me diamant gjatë Met Gala-s, një nga eventet më të mëdha të modës në New York, por e mori situatën me sportivitet dhe humor.

Aurora tregoi se madje e kishte parandjerë se diçka e tillë do të ndodhte.

Ajo tha se i kishte thënë vajzës në hyrje: “Ky diamant do të bjerë.


- Advertisement -

Vetëm ta dini, kur ta gjeni, është i imi”, dhe më pas, kur vathi i ra, ajo u përkul menjëherë për ta kërkuar.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, nuk arriti ta gjente copën që shkëlqente. “Diku është poshtë.

Kushdo që e gjen, sapo ka fituar jackpot”, shtoi me humor.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *