Dy persona kanë humbur jetën pasi një makinë u përplas me një turmë në qytetin lindor gjerman të Leipzigut.
Kryebashkiaku i qytetit, Burkhard Jung, konfirmoi se autori i dyshuar, një shtetas gjerman 33-vjeçar, është arrestuar.
Motivi i ngjarjes ende nuk është i qartë.
Policia bëri me dije se 22 persona janë lënduar, tre prej tyre në gjendje të rëndë.
Kreu i shtetit të Saksonisë, Michael Kretschmer, tha se personi i dyshuar kishte probleme mendore.





