LDK e ka shuar spekulimet se ka një marrëveshje për bashkëqeverisje me PDK-në në Prishtinë.
Në një komunikatë për media, thuhet se nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë parti politike, njofton Klankosova.tv.
Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se nuk ka qenë pjesë e asnjë procesi për ndonjë marrëveshje politike deri më tani.
Ajo gjithashtu vë në dukje se çdo marrëveshje tjetër nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të saj.
LDK deklaron se do të angazhohet në çështjet lokale pas zgjedhjeve nacionale, duke u përqendruar tani në procesin e ringritjes së përbashkët.





