Një person është arrestuar në Obiliq, pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor gjatë detyrës zyrtare.
Automjeti në posedim të të dyshuarit është sekuestruar dhe rezulton i kërkuar në Britaninë e Madhe.
Personi i arrestuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimi vazhdon nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë.





