Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet për ngacmim seksual.
Policia ka bërë të ditur se i njëjti është ndaluar për 48 orë. “Kanë nisur hetime lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim Seksual’.
Si rezultat i veprimeve hetimore, është arrestuar personi i dyshuar, i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit, pas përfundimit të procedurave fillestare, është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit”, njoftoi policia.





