E hëna ishte Dita Botërore e tyre, por as sivjet festë nuk patën.
Zjarrfikësit e Kosovës nuk e shënuan këtë 4 maj, pasi thonë se i gjeti me shumë mangësi.
Telashet nuk sosën për ta, pasi thonë se nuk kanë akoma as status të definuar. “Nuk jemi as shërbyes civil, as punonjës publik.
Aktet themeluese i kemi me shërbimin civil, ashtu trajtohemi, me kondita të shërbimit civil.
Edhe këtu i kemi, është ai problemi i cili është krijuar një dualizëm i pushtetit lokal dhe nivelit qendror.
Pagat i marrim në komunë, jemi staf i Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha Muharrem Beka, kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve.
Në fakt, ankesat e tyre datojnë qysh moti, e të cilat janë bërë të ditura në vazhdimësi nga shuarësit e flakëve.
Brigadat e zjarrfikësve anë e kënd Kosovës, u tha se vazhdojnë kanë mungesë stafi pasi shkaku i moshës shumë nga ta janë pensionuar e nuk janë zëvendësuar.
E pavarësisht premtimeve që morën, njësoj sikur për makineritë e vjetërsuara, por që për asnjëra nga to nuk u realizuan.
