Një aksident ka ndodhur në Pejë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën Perandori Justinian, rreth orës 17:10.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa njëri prej tyre është transferuar në QKUK në Prishtinë.





