Ferma VIP u shoqërua me një zhvillim të papritur ditën e sotme (e diel) që tronditi banorët dhe publikun.
Malbora Gurra, një nga personazhet më të komentuar të këtij sezoni, është përjashtuar nga gara për çmimin e madh.
Vendimi u bë i ditur përmes një zarfi nga produksioni, i cili u lexua brenda fermës dhe shkaktoi reagime të menjëhershme.
Në njoftim thuhej se arsyeja e skualifikimit lidhet me “shkelje të përsëritura të rregullave” gjatë qëndrimit të saj.
Përjashtimi ka ndezur menjëherë diskutimet në rrjetet sociale, veçanërisht në faqen zyrtare të programit në Instagram.
Një pjesë e fansave u shprehën të zhgënjyer, duke e konsideruar Malborën si një kandidate të fortë për finalen dhe duke e quajtur largimin e saj një vendim të gabuar.
