Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar pas ngjarjes tragjike në lagjen 15-të në Durrës, ku tre fëmijë u goditën nga një veturë, dy prej tyre vdiqën derisa një tjetër është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Begaj u shpreh i tronditur për aksidentin e tmerrshëm, derisa tha se lutet me përunjësi për shpirtërat e tyre. “Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit dhe familjarët e dy engjëjve të vegjël.
Uroj shërim për fëmijën që ndodhet i shtruar në spital”, tha Begaj.
I pari i shtetit shqiptar shtoi se institucionet përgjegjëse të marrin masa për rritjen e sigurisë në qarkullim, të bëjnë një hetim shterues për ngjarjen dhe qytetarët të rrisin përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit. “Jeta dhe siguria e qytetarëve është e shenjtë!”, deklaroi ai.
