Partitë politike në Kosovë të detyruara të deklarojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme

Të gjitha partitë politike të regjistruara dhe aktive në Kosovë janë të detyruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të deklarojnë nëse do të marrin pjesë apo jo në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të caktuara për 7 qershor 2026.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se ky obligim vlen për gjithsej 53 parti politike që aktualisht janë të regjistruara dhe funksionale në vend.

Partitë duhet të informojnë KQZ-në brenda afatit të përcaktuar nëse planifikojnë të garojnë në kuadër të ndonjë koalicioni.


- Advertisement -

Afati i fundit për njoftim është data 7 maj 2026.

Koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike dhe partitë nuk mund të tërhiqen pasi të jenë certifikuar derisa rezultati i zgjedhjeve të certifikohet nga KQZ.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *