Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë, në katin e dytë të një pallati në zonën e Porcelanit.
Forcat antieksploziv dhe efektivë të shumtë policie kanë reaguar në vendngjarje.
Nisur këqyrja e kamerave të bizneseve përreth për të zbardhur detaje nga ngjarja.
Dyshohet se shkak i shpërthimit është lënda plasëse, por policia pritet të japë një reagim zyrtar në orët në vazhdim.





