Një grua nga Mitrovica ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi dyshohet se ka rënë nga kati i parë i një shtëpie.
Trupi i saj është dërguar në IML-Prishtinë për obduksion për të zbuluar shkaqet e vdekjes.
Autoritetet lokale bëjnë hetimet për të sqaruar ngjarjen tragjike.





