Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, ka paralajmëruar se kriza politike dhe zvarritja e formimit të institucioneve po rrezikojnë drejtpërdrejt investimet e huaja dhe rritjen ekonomike në vend.
Zeka theksoi se stabiliteti institucional është kusht kyç për tërheqjen e investimeve të huaja dhe se pasiguria politike i dekurajon investitorët.
Ai gjithashtu shtoi se mungesa e institucioneve funksionale ndikon edhe në komunikimin me investitorët e interesuar.
Megjithatë, Kosova dhe rajoni kanë potencial për të tërhequr investime, duke shfrytëzuar fuqinë e punëtoreve të edukuar dhe situatën e favorshme për tërheqjen e investimeve të huaja.
