Forca e Posaçme ‘Shqiponja’, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.
Operacioni është pjesë e kontrolleve intensive që policia po ushtron në zona të ndryshme, me fokus të veçantë afërsinë me shkollat dhe ambientet e frekuentuara nga të rinjtë.
Gjatë ndërhyrjes së kryer në rrugën ‘Petro Nini Luarasi’, shërbimet e Policisë kanë rënë në gjurmët e një shpërndarësi të lëndëve narkotike.
I arrestuari është shtetasi me iniciale A.
H. (H), 27 vjeç, banues në Tiranë.
Atij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e llojit cannabis.
Bashkë me 27-vjeçarin, u procedua penalisht edhe shtetasi R.
L.
Atij iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike, të cilën e kishte blerë pak çaste më parë nga i arrestuari.
Policia e Shtetit bëri me dije se ky aksion vjen në vijim të planit të masave për goditjen e fenomenit të shpërndarjes së drogës në pikat nevralgjike të qytetit. ‘Shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’ kanë shtuar kontrollet me qëllim evidentimin e rasteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kryesisht në afërsi të shkollave dhe lokaleve,’ njoftuan zyrtarisht autoritetet.
Materialet procedurale i kanë kaluar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila do të vijojë me hetimet e mëtejshme për këtë rast.
