Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vazhduar emërimet me zëvendësministra në Qeverinë e Kosovës.
Kurti brenda një dite emëroi tre zëvendësministra në kabinetin e tij qeveritar.
Ali Dula u emërua në Ministrinë për Zhvillim Rajonal, Agon Batusha në dikasterin e Administrimit të Pushtetit Lokal, e Hysni Mehani te Financat.
Veprimi po kritikohet nga opozitarët e deritashëm për limitimin e kompetencave të qeverisë.
Qeveria, pas rrëzimit, ka kompetenca të kufizuara për vendimarrje, ndërsa veprimet e ndaluara janë të përcaktuara ligjërisht kur kompetencat e ekzekutivit nuk janë të plota.





