Drita ka filluar realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore të klubit, shtrimin e tapetit me bar natyral në kampin stërvitor.
Klubi gjilanas e njoftoi këtë lajm përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se procesi i vendosjes së barit natyral ka nisur, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për stërvitje dhe përgatitjen e ekipit.
Në këtë moment të rëndësishëm për klubin, ishte i pranishëm edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ndoqi nga afër punimet për shtrimin e tapetit.
Sipas njoftimit të Dritës, projekti është mbështetur nga FFK-ja dhe kryetari Ademi, për çka klubi gjilanas shprehu mirënjohjen e tij.

