Incidenti i Raketa në Poloni: Trump Komenton Sulmin Rus

0
2
- Advertisement -

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur rreth incidentit të fundit në Poloni, ku gjatë një sulmi masiv rus ndaj Ukrainës, dy raketa dhe një dron hynë në hapësirën ajrore polake dhe ranë në territorin e këtij shteti.

Në një intervistë për televizionin Fox News, Trump shprehu se presidenti rus, Vladimir Putin, ka dërguar dronë dhe disa raketa në Poloni, por sipas tij, kjo ka ndodhur gabimisht. “Putini ka dërguar dronë në Poloni dhe disa raketa të vogla, gabimisht,” tha ai.

Megjithatë, autoritetet polake e kanë cilësuar incidentin si një tjetër provokim rus, duke mos përjashtuar mundësinë që koha e këtij veprimi të mos ketë qenë e rastësishme.

Ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, konfirmoi se njëra prej raketave ishte e tipit Kh-101, ndërsa objekti i dytë besohet të ketë qenë gjithashtu raketë.

Objekti i tretë dyshohet të ketë qenë një dron me motor reaktiv.

Të tri objektet ranë në lokacione të ndryshme në lindje dhe juglindje të Polonisë: Nowy Lipowiec, Rudnik nad Sanem dhe Mołodycz.

- Advertisement -

Sipas autoriteteve, nuk pati të lënduar dhe as dëme në infrastrukturën kritike.

Ushtria polake kishte ngritur në ajër avionët luftarakë F-16, ndërsa në operacion morën pjesë edhe aeroplanë suedezë Gripen.

Sistemet e mbrojtjes ajrore, përfshirë ato Patriot, u vunë në gatishmëri të lartë.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here