Xhamia e Ibrit, e ndërtuar në vitin 1777 dhe e djegur më 2 maj 1999, pritet të rindërtohet.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për hartimin dhe zbatimin e projektit të rekonstruktimit të kësaj xhamie.
Qeveria e Kosovës do të mbështesë ringritjen e këtij monumenti me rëndësi historike dhe kulturore.
Angazhimi për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore islame është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vend, pas dëmeve të shkaktuara gjatë luftës së viteve 1998–1999.
Investimet në këtë fushë do të vazhdojnë edhe në vitet në vijim.





