Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Rogert Sterkaj ka thyer heshtjen në një intervistë ekskluzive televizive, ku ka rrëfyer hapur disa prej kapitujve më të vështirë të jetës së tij.
Në një rrëfim “360 gradë”, ai foli për gjithçka: nga emigrimi, tek sfidat personale, varësia nga lojërat e fatit, e deri te përjetimi i tij në Big Brother VIP.
Një nga pjesët më të forta të intervistës ishte momenti kur Rogerti u ndal te varësia nga lojërat e fatit, duke pranuar se gjatë viteve ka humbur shuma marramendëse – deri në miliona euro.
Ai gjithashtu tregoi për gabimet e tij, përfshirë prekjen e kursimeve të prindërve.
Rogerti theksoi se frika e humbjes së familjes, sidomos e djalit, e mban larg rikthimit te lojërat e fatit.
