Zayn Malik ka anuluar 22 data të turneut në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar, pasi u shtrua në spital për shkak të një sëmundjeje të panjohur.
Ish-këngëtari i One Direction, 33 vjeç, bëri të ditur se është kthyer në shtëpi dhe se po rikuperohet mirë, pas shtrimit të tij në spital muajin e kaluar.
Në një përditësim të ri shëndetësor, Zayn njoftoi se turneu i tij më i madh solo është reduktuar në vetëm nëntë shfaqje, teksa ai vazhdon procesin e rikuperimit.
Ai ishte planifikuar ta niste turneun në Manchester më 12 maj, të performonte në Glasgow më 16 maj, më pas në Birmingham më 19 maj dhe në Londër më 23 maj.
Për fansat e mi, Zayn shprehet: faleminderit shumë për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që më keni treguar.
Jam në shtëpi duke u rikuperuar, jam mirë dhe do të bëhem edhe më i fortë se më parë.
Zayn po përgatitej për turneun e tij më të madh solo me 31 data në mbarë botën kur u sëmur.
Ndërsa koncertet në Glasgow dhe Dublin janë anuluar, ai pritet të performojë ende në Meksikë, Argjentinë, Kili, Peru dhe Brazil.
