Rapi i njohur Unikkatil ka ndarë një rrëfim emocional për ndjekësit e tij, ku zbulon se vëllai i tij i ndjerë kërkonte gjithmonë një këngë për ditëlindjen e tij.
Unikkatil ka vendosur të vazhdojë traditën duke realizuar një këngë të re për vëllain, e cila pritet të publikohet shpejt.
Ai ka ndarë lajmin në një status në Facebook, duke treguar se kënga është krijuar si dhuratë ditëlindjeje, e shprehur me bindjen se shpirti i vëllait e ka dëgjuar.
Fansat e kanë përgëzuar rapperin për ndjeshmërinë dhe talentin në shndërrimin e dhimbjes në art.





