Në spektaklin ‘Prime’ të së premtes në Ferma VIP 3 nuk munguan tensionet, teksa u zhvillua një debat i ashpër mes Mimoza Ahmetit dhe disa prej banorëve të tjerë të fermës.
Diskutimi u ndez me tone të larta, ndërsa poetja e njohur u përfshi në përplasje me Donën dhe Adionin, duke tentuar të sqaronte qëndrimin e saj për situatën që kishte ndodhur mes tyre.
Në një moment, moderatorja e emisionit, Arbana Osmani, u përpoq ta ndërpriste Mimozën për të rikthyer kontrollin e debatit dhe për t’i dhënë hapësirë edhe palëve të tjera.
Por ndërhyrja e saj u kthye në një moment që po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Arbana e thirri Mimoza Ahmetin me radhë, duke e përsëritur emrin e saj: ‘Moza, Moza, Moza…’ plot 13 herë pa ndërprerje.
Megjithatë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të moderatores, Mimoza duket se e injoroi ndërhyrjen dhe vazhdoi të fliste, duke shpjeguar me insistim debatin dhe duke këmbëngulur në argumentet e saj.
Ky episod u komentua gjerësisht nga publiku, me ndjekës që e cilësuan si një nga momentet më të tensionuara dhe më të pazakonta të ‘Prime’-it të fundit.
