Villa Oleandra: Shtëpia luksoze e George Clooney që shfaqet në ‘Djalli vesh Prada 2’

Villa Oleandra, një pronë luksoze në pronësi të George Clooney në liqenin Como në Itali, shfaqet në filmin ‘Djalli vesh Prada 2’ si një nga vendet më tërheqëse.

Sipas mediave të huaja, vila ka një rol të shkurtër në film, pra shihet në skenën ku personazhet e luajtura nga Anne Hathaway dhe Emily Blunt mbërrijnë me varkë drejt pronës në liqenin e Komos.

Edhe pse shtëpia e tij shfaqet në ekran, Clooney nuk luan në film.


- Advertisement -

Vetë aktori tha se as nuk e dinte për rolin e shkurtër derisa u pyet në një intervistë, për të cilën ai bëri shaka: ‘Më në fund ia dola’. Është interesante që ky vend ka gjithashtu një lidhje të vërtetë me aktorët, Emily Blunt u martua në atë vilë, kështu që xhirimet atje kishin një kuptim personal për të.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *