Një tragjedi u shënua në fshatin Udënisht të Pogradecit, ku një 80-vjeçar u përplas nga një makinë dhe nuk arriti të mbijetonte plagët e marra, ndonëse u dha ndihma mjekësore urgjente.
Plagosuri u transportua në spitalin e Pogradecit dhe më pas në Tiranë për trajtim më të specializuar, por fatkeqësisht humbi betejën për jetën.
Autoritetet policore janë në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.





