Një ngjarje e pazakontë ndodhi në aeroportin ndërkombëtar të New York-ut, ku regjisori Pavel Talankin u detyrua të dorëzonte përkohësisht çmimin e ‘Oscar’-it për shkak të masave të sigurisë, para se të niste fluturimin drejt Gjermanisë.
Stafi i sigurisë nuk e lejoi statujën e ‘Oscar’-it të merrej si bagazh dore, duke e konsideruar si një objekt potencialisht të rrezikshëm.
Pas mbërritjes në Gjermani, Talankin vuri re se ‘Oscar’-i nuk ishte mes sendeve të tij, duke shkaktuar shqetësim dhe konfuzion.
Ngjarja ka përballuar reagime nga bashkëpunëtorët, të cilët kanë kundërshtuar vendimin e autoriteteve duke theksuar se regjisori kishte udhëtuar më parë me statujën pa probleme.
Pas disa orësh pasigurie, linja ajrore ka konfirmuar se trofeu është gjetur i sigurt në Frankfurt, duke kërkuar falje për ngjarjen dhe duke njoftuar se ka filluar një hetim për të sqaruar se si ndodhi ngatërresa.
